Sporti

Buffon zgjedh pesë portierët më të mirë në botë

09/29/2022 23:03
nga:E K

Gianluigi Buffon, një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, ka zgjedhur pesë portierë që ai beson se për momentin janë më të mirët.

Ai vendosi në vend të parë portierin e Realit, Thibaut Courtois, përcjell GazetaBlic Sport.

Zgjedhja nuk është befasuese pasi portieri belg është për shumë më i miri në botë për momentin. Me reagimet e tij fantastike në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, ai i siguroi klubit të tij një titull të ri evropian. Përveç kësaj, 30-vjeçari ishte mbresëlënës gjatë gjithë garës. Ai regjistroi 59 pritje në të gjitha ndeshjet, që është një rekord që nga fillimi i matjeve dhe po aq mbresëlënës ishte edhe në vetë finalen, ku i çmendi lojtarët e Liverpool-it me nëntë pritje.

Pas Courtois, Buffon, 44-vjeçari në portat e Parmës, renditi portierët e tjerë që ai admiron. Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumma, Manuel Neuer, Jan Oblak dhe Mike Maignan.

/GazetaBlic Sport/