Gigi Buffon kaloi vetëm një sezon te PSG (2018-2019) dhe më pas u rikthye sërish te Juventusi. Edhe pse nuk qëndroi gjatë në kryeqytetin francez, ish-portieri legjendar e shijoi në maksimum si aventurë.
Skuadra ishte e mbushur me “yje”, por nuk arriti të fitonte Champions League, kompeticion dhe trofe që kampionët e Francës e kërkojnë me dëshpërim prej vitesh. Pasi nuk e kanë fituar kurrë më parë.
“Te Juventusi mendoja se ishim kampionë bote, por pastaj pashë te PSG shumë lojtarë të mëdhenj. Mbappe, Verratti, Thiago Silva… Me ta do të kishim fituar 4 Champions League në Torino”, thekson 46-vjeçari.
Një ndër lojtarët e mëdhenj që nuk e ka fituar kurrë Championsin. Gjithsesi, Buffon u shpreh se nuk është një “plagë” e karrierës së tij, thjesht ndihet keq për tifozët.
Me popullin bardhezi që pret rikthimin e skuadrës së zemrës në majën e futbollit europian prej vitit 1996. Kur “Zonja” triumfonte për herë të dytë dhe të fundit…