Sporti

Buffon rezulton pozitiv për Covid-19

01/04/2022 11:18
nga:Lorik J

Gianluigi Buffon rezultoi pozitiv me Covid-19.

Portieri i Parmës, gjatë procedurave të kontrollit të kërkuar nga klubi për çdo pjesëtar të grupit të ekipit përpara rifillimit të stërvitjes, doli pozitiv dhe u vendos në izolim, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi të martën në mëngjes përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në kanalet e tij zyrtare.

Lojtari tashmë është vendosur në izolim, sipas direktivave federale dhe ministrore.

/GazetaBlic Sport