Sporti

Buffon: Largohem nga Juventusi në fund të sezonit

05/11/2021 15:31
nga:Lorik J

Portieri i mirënjohur Italian, Buffon, në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit. Veterani në portën e “Zonjës së Vjetër” konfirmoi se largohet dhe nuk do të vazhdojë kontratën me gjigantin e futbollit italian.

Ndeshja e fundit në fanellën e Juventusit, portieri legjendar italian do të zhvillojë kundër Atalantës, në finale të Kupës së Italisë.

Kujtojmë se ky është mandati i dytë i Bufonit te Juventusi.

Pas një sezoni te PSG, portieri i mirënjohur Italian u kthye në ekipin ku shënoi sukseset më të mëdha në karrierën e tij.