Kreu i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, ka kërkuar të takohet me federatën lokale të futbollit për të diskutuar të ardhmen e tij me kombëtaren dhe planet e tij afatgjata.
Gigi Buffon po mendon seriozisht për të ardhmen e tij pas daljes zhgënjyese nga Euro 2024.
Ka pasur raportime se ish-portieri ka vendosur të japë dorëheqjen, por sipas Sky Sport Italia dhe Tuttosport nuk është kështu.
Trajneri Luciano Spalletti emëroi Buffon në krye të delegacionit të Italisë në shtator 2023.
Buffon thuhet se dëshiron të sigurohet se ka kushte për të vazhduar projektin pas një daljeje kaq zhgënjyese nga Kampionatin Evropian në 1/16, pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës.
Sipas Tuttosport, Spalletti gjithashtu mund të përfshihet në bisedimet me kampionin e botës 2006.
/GazetaBlic Sport/