Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon, u ka kërkuar bashkëkombësve të tij të kërkojnë zhvillim jashtë Italisë, pasi beson se Serie A nuk ofron më nivelin e së kaluarës.g
Sidomos për ekipin kombëtar, ai beson se përvoja në liga të forta si Premier League është çelësi i progresit të “Skuadrës Azzurri”.
“Është pozitive që tashmë kemi 6-7 lojtarë kombëtarë që luajnë jashtë vendit. Kjo do ta ndihmojë ekipin kombëtar të zhvillohet. Futbolli sot është i ndryshëm nga kur luaja unë, Serie A nuk është më aq e fortë dhe lojtarët duhet të përmirësohen jashtë vendit”, tha Buffon.
Në të kaluarën, kombëtarja italiane rrallë mbështetej te lojtarët që luanin jashtë vendit, por sot emra kyç si Gianluigi Donnarumma, Sandro Tonali, Matteo Retegui, Raspadori, Udogie dhe Riccardo Calafiori garojnë në ligat kryesore evropiane.
/GazetaBlic Sport


