Sporti

Buffon e jep idenë për zgjerimin e portave

12/30/2023 20:19
nga:E K

Gianluigi Buffon ka dhënë një intervistë së fundmi për “Tuttosport”, ku foli për shumëçka.

Madje, ish-portieri i njohur e dha një ide për zgjerimin e portave.

Sipas tij, tani portierët janë të gjithë të gjatë dhe ndryshimi i portave mund të jetë zgjidhje e duhur.

“A e dini se kjo është një ide për të cilin mund të filloni të mendoni? Isha duke folur për këtë me të afërmit e mi dhe gruan time. Kur fillova, në 1998, isha ndër pesë lojtarët më të gjatë në Serie A. Vitin e kaluar kur isha me Parman në Serinë B, isha gjithmonë në mesin e pesë më të gjatëve, por nga njëzet e dy në fushë! Dua të them, matjet u vendosën në vitin 1875 dhe për vlerat antropometrike të kohës ato ndoshta ishin shumë të mëdha, atëherë kishte një hark kohor le të themi 50/60 vjet në të cilin, centimetër plus centimetër minus, ishin të drejta. Tani, duke parë disa sportistë dhe portierë, mund të mendohet… Nga ana tjetër, edhe në volejboll diskutohet për lartësinë e rrjetës, duke pasur problemin e njëjtë. Shërbimi po bëhet pothuajse po aq vendimtar sa në tenis”, tha legjenda italiane.

Buffon i vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, duke i dhënë fund një periudhe pozitive dyvjeçare me Parmën dhe ai u bashkua me ekipin kombëtar të Italisë si koordinator i ekipit të tyre.