Skuadra e Buducnostit do të ballafaqohet me Llapin në kuadër të Conference Leagues.
Para këtij dueli që zhvillohet me 7 korrik në “Gradski Stadion” në Podgodricë me fillim nga ora 20:30, UEFA ka bërë të ditur gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi.
Këtë sfidë do ta gjykojë gjyqtari 39 vjeçar nga Zvicra, Fedayi San.
Ja gjyqtarët e këtij dueli:
Gjyqtari kryesor: Fedayi San
Gjyqtarët anësor: Stephane De Almeida, Zürcher Benjamin
Gjyqtari i katërt: Sandro Schärer
/GazetaBlic Sport


