Lajme

Buçinca: Marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të muajit korrik

07/05/2022 18:29
nga:Astrit Gashi

Gramos Buçinca, anëtar i Ekipit të Zhvillimit të Kompaktit, Konsulent i Jashtëm në Ministrinë e Financave, ka bërë të ditur se marrëveshja me MCC-në do të nënshkruhet në fund të korrikut.

Buçinca në Klan Kosova, ka thënë se janë duke diskutuar vetëm detajet e fundit për të finalizuar marrëveshjen.

“Presim që marrëveshja formalisht të nënshkruhet në korrik, ende nuk kemi një version zyrtarë. Do të nënshkruhet në korrik, para fundit të korrikut, jemi duke punuar që në fund të korrikut ta finalizojmë”, wshtw shprehur Buçinca.

Buçinca dha edhe detaje se ku do të investohen, ku sipas tij, një pjesë e tyre do të investohen edhe për përfshirjen e grave në sektorët e energjisë.

Programi kompakt është një grant i SHBA-së, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një financim prej 202 milionë dollarë që jepen si grant, pra jo si para që duhen të kthehen si kredi”.

“Pjesa e tyre më e madhe ka me qenë investim kapital, mbi 75 për qind, paret për të cilat do të mbeten në Kosovë për një kohë të gjatë, edhe një pjesë të tjetër do të jetë për përfshirje për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektorët e energjisë”.