Lajme

BSPK nga 20 prilli paralajmëron grevë në arsim, Jasharaj: Qeverisë nuk do t’i dalin hesapet si duhet

04/08/2022 14:13
nga:Astrit Gashi

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot ka mbajtur një protestë derisa ka paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave dhe Ligji i Sigurimeve Shëndetësore.

Në protestën e BSPK-së ishte i pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës të Kosovës, Rrahman Jasharaj, i cili tha se Qeveria e Kosovës nga 20 prilli , arsimtarët do t’i shohë në grevë.

Jasharaj tha se Qeveria e Kosovës “po heshtë” duke nënçmuar kështu kërkesat e punëtorëve të Kosovës dhe duke treguar mungesë të gatishmërisë për dialog.

“Këtu janë vetëm veprimtarët sindikalë. Në të ardhmen do të jetë e tërë anëtarësia. E dikujt nuk do t’i dalin hesapet si duhet, e ajo që nuk i dalin hesapet do të jetë Qeveria”, tha ai.