Lajme

Brutale! Vëllai vret motrën me thikë në sy të bashkëshortit

05/02/2022 09:26
nga:G B

Vrasje makabre në Itali. Vëllai qëllon motrën me thikë para syve të bashkëshortit të saj.

Alice Scagni, 34 vjeçe, u godit me thikë për vdekje pas mosmarrveshjeve me vëllain e saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, dhe kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë të gjithë skenën dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Alberto Scagni e goditi me thikë motrën e tij dhe më pas tentoi të arratisej por u ndalua nga policia. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e konfliktit që çoi në vdekjen tragjike të së resë.

Alice ka qenë duke ecur me qenin kur i është afruar vëllai i saj me të cilin ka nisur të grindet për arsye ende të paqarta. Ai e qëlloi më pas me thikë. Burri i saj dhe disa persona të tjerë ishin dëshmitarë të skenës

Vëlla e motër kishin kohë që kishin mosmarrveshje mes tyre. Alberto ishte i papunë dhe manifestonte edhe probleme mentale.