Manchester United humbi, në shtëpi, derbin kundër Manchester Cityt (0-2).
Për Unitedin kjo ishte humbja e dytë rradhazi në shtëpi në Premierligë pas humbjes së fundit nga Liverpooli me rezultat 0-5.
Bruno Fernandes pranoi se performanca e ekipit ishte e dobët dhe deklaroi se nëse nuk do të ishte për portierin David de Gea gjërat mund të ishin edhe më keq, shkruan GazetaBlic Sport.
“Të gjithë janë të frustruar me rezultatin dhe performancën. Ne e dimë se mund të bëjmë shumë më mirë dhe e dimë se kjo nuk mjafton për një lojtar të Manchester United. Duhet të shikohemi në pasqyrë dhe po them sërish të njëjtat gjëra që thashë në intervistën e fundit. Ne duhet të shikojmë veten dhe të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë të gjithë më mirë për të ndihmuar ekipin. Po të mos ishte De Gea, rezultati mund të ishte shumë, shumë më keq”, tha Bruno.
/GazetaBlic Sport/


