Sporti

Bruno Guimaraes: Raphinha e Yamal janë super futbollistë, nesër do kemi përballë yjet e botës

09/17/2025 18:24
nga:Lorik J

Përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve midis Barcelonës dhe Newcastle United të enjten, lojtari i ekipit anglez, Bruno Guimaraes, ka thënë fjalën e tij për cilësinë që Barca ka në dispozicion.

Guimaraes shprehu lavdërime dhe respekt për Raphinha dhe Lamine Yamal, megjithëse spanjolli është i lënduar dhe nuk do të përballet me Newcastle.

“Raphinha ka qenë gjithmonë një lojtar fantastik,” tha Guimaraes për bashkëkombësin e tij brazilian.

“Jam i lumtur që ai po shënon shumë gola dhe po luan në formën e tij më të mirë. Për mua, ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë tani, dhe ne duhet ta vëzhgojmë nga afër nesër.

“Por niveli i tij nuk më habit, ne gjithmonë e kemi shijuar performancën e Raphinhas,” shtoi mesfushori.

Për Lamine Yamal, Guimaraes tha: “Mendoj se Lamine është një nga lojtarët më të mirë në botë. Një lojtar i shkëlqyer, por ne nuk do të përballemi me të nesër.

“Do të përballemi me Pedrin, Raphinha, Lewandowski dhe të gjithë ata lojtarë të shkëlqyer.”

/GazetaBlic Sport