Sporti

Bruno Fernandes shumë i zhgënjyer pas humbjes me Liverpoolin

05/14/2021 08:52
nga:E K

Liverpool dje e mposhti në udhëtim rivalin e tyre më të madh me rezultat 2-4.

Pas kësaj humbje është shprehur shumë i dëshpëruar mesfushori portugez, Bruno Fernandes, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka reaguar pas humbjes në rrjetin e tij social, në Tëitter, duke thënë se ishte një humbje dëshpëruese, megjithatë kjo nuk do ndikojë në vetëbesimin e tyre.

“Rezultat zhgënjyes, por kjo s’do të ndikoj në vetëbesimin dhe dëshirën tonë për të përmbyllur sezonin sa më mirë”, shkruan Fernandes.

Manchester United ka mundësi të artë të fitojë trofe këtë sezon, pasi është në finale të Europa League.

Kundërshtar i United në atë finale do të jetë, Villarreal, kurse finalja do luhet me 26 maj në Poloni.