Sporti

Bruno Fernandes refuzoi një ofertë të madhe nga Arabia Saudite

06/03/2025 09:39
nga:Lorik J

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka refuzuar një ofertë kontrate prej mbi 200 milionë eurosh nga klubi saudit Al Hilal, raporton Fabrizio Romano.

Fernandes dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

30 vjeçari, shënoi 19 gola dhe dha 19 asiste sezonin e kaluar.

Palët zhvilluan bisedime pozitive javën e kaluar, por Fernandes më pas u konsultua me familjen e tij dhe vendosi të mos lëvizte. Ai e ka njoftuar Hilal tashmë.

/GazetaBlic Sport