Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua dje nga stoli i Manchester United pas humbjes nga Watfordi 4-1.
Bruno Fernandes ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram për largimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua këtë të dielë nga posti i tij si trajner i Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.
“Siç thashë dje, situata në të cilën ndodhemi është faji i të gjithëve dhe duke marrë parasysh gjithçka që keni bërë për mua, një falenderim nuk do të jetë kurrë i mjaftueshëm. Ju jam plotësisht mirënjohës që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të përfaqësoj këtë klub. Ju uroj ju dhe familjen tuaj më të mirat“, ka shkruar Bruno.

/GazetaBlic Sport/


