Ish-reprezentuesi anglez Micah Richards, i cili shkëlqeu në shërbim të Manchester Cityt, nuk i ka kursyer fjalët për të kritikuar Bruno Fernandes, duke iu referuar mënyrës sesi mesfushori portugez, tashmë kapiteni i parë i djajve të kuq ka udhëhequr ekipin.
Richards tha se sjellja e Bruno Fernades ishte e turpshme, madje në disa raste edhe patetike, transmeton GazetaBlic Sport.
“Tashmë është e turpshme. Pashë, disa kohë më parë, një intervistë në të cilën Bruno tha se duhet të jetë emocional gjatë ndeshjeve, sepse kjo e bën atë të luajë më mirë. Por më duket se gjuha e trupit të tij në fushë po shqetëson skuadrën. Dhe kjo nuk është e mirë. Madje disa herë ka qenë patetik”, theksoi ish-mbrojtësi, në podcastin e “The Rest Is Football” .


