Sporti

Bruno Fernandes përfshihet në një aksident trafiku

04/18/2022 14:37
nga:E K

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes është përfshirë në një aksident trafiku.

Ylli portugez ka pësuar aksident me makinë në mëngjesin e ditës së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

“The Mirror” raporton se Fernandes dhe pasagjerët e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Portugezi po shkonte në stërvitje te skuadra e Man United për t’u përgaditur për ndeshjen e nesërme me Liverpoolin.

/GazetaBlic Sport/