Transferimi i lojtarëve me cilësi të lartë si Casemiro dhe Lisandro Martinez i detyroi lojtarët e Manchester United të përmirësojnë paraqitjet e tyre, sipas Bruno Fernandes.
“Kur dikush vjen, ai gjithmonë sjell diçka të re, ai sjell diçka ndryshe sepse të gjithë lojtarët janë të ndryshëm”, tha ai për Sky Sports.
“Mendoj se me dy lojtarët (Casemiro dhe Martinez), ata sollën një mentalitet të mirë, një cilësi të mirë. Mendoj se të gjithë këtë sezon janë shumë më mirë se ne sezonin e kaluar, duke filluar me mua. Mendoj se të gjithë janë shumë më të sigurt, më të mençur, më të qëndrueshëm dhe duke bërë atë që nevojitet që skuadra të fitojë”, përfundoi Bruno.
Kujtojmë se sot nga ora 17:30, Manchester United luan finalen e Carabao Cup me Newcastlen në Wembley.
/GazetaBlic Sport


