Sporti

Bruno Fernandes: “Manchester United e meriton një vend në Top-4”

05/12/2023 12:01
nga:E K

Lufta për katër vendet e para gjithmonë ka qenë e zjarrtë në Angli.

Këtë edicion lufta është edhe më interesante pasi dy klubet më të mëdha angleze, Liverpool dhe Manchester United po luftojnë për të njëjtin qëllim, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool pati fillim të keq të sezonit duke e parë vetën edhe në pozitën e 8’të në tabelë këtë edicion, megjithatë skuadra e Jurgen Klopp e mori vetën dhe tani pozicionohet në vendin e 5’të me një pikë prapa Unitedit që ndodhet në vendin e 4’të. Djajtë e Kuq megjithatë kanë një ndeshje më shumë për ta luajtur sesa rivali i përjetshëm.

Bruno Fernandes ka komentuar luftën për “Top-4” duke thënë se skuadra e tij e meriton një vend për Champions League vitin e ardhshëm.

“Manchester United meriton top-katërshen- Ekipi ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon kur askush nuk mendonte se United mund të luftonte për top katërshen. Në fillim të sezonit askush nuk e futi skuadrën tonë në top gjashtëshen. E dinim se mund të ishim edhe më lart“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/