Al Hilal i ka bërë një ofertë përfundimtare Bruno Fernandes dhe i ka thënë yllit portugez se ka 72 orë kohë për të vendosur nëse dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të transferohet në Ligën Profesionale Saudite, raporton Daily Mail.
Klubi me seli në Riad është gati t’ia rrisë pagën portugezit nga 280,000£ në 700,000£ në javë.
Përfaqësuesit e 30-vjeçarit kanë qenë në bisedime me Al Hilal për një kohe dhe tani i kanë bërë atij një ofertë përfundimtare dhe detyruese.
Kapiteni i United ka kohë deri të enjten për t’u përgjigjur. Nëse ai pranon, klubi saudit është gati t’u bëjë një ofertë zyrtare “Djajve të Kuq” në shumën prej 100 milionë eurosh.
/GazetaBlic Sport


