Kupa e Botës 2022

Bruno Fernandes ‘injoron’ Ronaldon gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë

11/15/2022 09:13
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka ‘goditur’ skuadrën e Manchester United në intervistën e tij të zjarrtë me Piers Morgan.

Ylli portugez ka prishur marrëdhëniet e tij me United pasi kritikoi trajnerin Erik ten Hag dhe kishte kritika edhe për drejtuesit e klubit, por edhe për një pjesë të futbollistëve të cilët nuk i përmendi me emra, përcjell GazetaBlic Sport.

Shoku i tij ylli i skuadrës në United, Bruno Fernandes, dukej se e injoronte plotësisht Ronaldon, gjatë grumbullimit të kombëtares për Kupën e Botës në Katar.

Lojtarët dhe punëtorët tek United thuhet se janë jashtëzakonisht të mërzitur me reagimet e bëra nga Ronaldo dhe sjellja e Bruno Fernandes e dëshmoi këtë gjë.