Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes duket i uritur për trofe me skuadrën angleze, Manchester United.
Në një intervistë për TalkSport ai është shprehur se vetëm një trofe me “Djajtë e kuq” nuk e kënaq atë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Vetëm një kupë nuk mjafton nëse luani në këtë klub që ka fituar shumë në të kaluarën. Ne gjithmonë duhet të mendojmë se mund të përmirësohemi, pavarësisht nëse fitojmë katër trofe apo thjesht Ligën e Evropës”, ka thënë Fernandes për TalkSport.
“Për sa kohë që ka gjasa matematikore ne duhet të fitojmë ndeshjet dhe të bëjmë presion te City për të fituar kampionatin” përfundoi portugezi.
Manchester United ndodhet në vend të dytë në tabelë me 60 pikë, 14 pikë më pak se rivali i tyre lokal që kanë një lojë më shumë të zhvilluar sesa United.
/GazetaBlic Sport


