Sporti

Bruno Fernandes heq dorë nga penalltitë, CR7 do t’i ekzekutojë ato në ndeshjet e Manchester United

09/01/2021 11:50
nga:L J

Bruno Fernandes ‘100 për qind’ do të heqë dorë nga goditjet e faulave te Manchester United në mënyrë që Cristiano Ronaldo t’i godasë ato.

Kthimi i Ronaldos në Old Trafford u konfirmua të martën dhe ai do të bëhet një figurë kyçe në sulm, përcjell GazetaBlic Sport.

36-vjeçari ekzekutoi goditje dënimi dhe penalltitë në Juventus gjatë qëndrimit të tij trevjeçar në Itali, por legjenda e Djajve të Kuq, Rio Ferdinand mendon se ai do të ndajë goditjet e lira me Fernandes.

“Unë mendoj se Bruno heq dorë nga penalltitë, por nuk heq dorë nga goditjet e lira dhe goditjet nga këndi”, tha Ferdinand për FIVE.

“Goditjet e lira afër zonës, ai [Fernandes] do t’i godasë. Nga goditja që janë më larg zonës do të godasë Cristiano”, përfundoi ish mbrojtësi i United.

/GazetaBlic Sport.