Sporti

Bruno Fernandes: “Gjermania do të provojë të fitojë, por të njëjtën do e bëjmë edhe ne”

06/17/2021 11:20
nga:E K

Grupi F i Kampionatit Evropian cilësohet si grupi i vdekjes.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria, shkruan GazetaBlic Sport.

Portugalia do të përballet me Gjermaninë të shtunën nga ora 18:00 në kuadër të ndeshjes së dytë të këtij grupi.

Portugalia fitoi ndeshjen e parë të grupit ndaj Hungarisë me rezultat 3-0, kurse Gjermania humbi derbin e grupit me Francën me rezultat minimal 1-0.

Para takimit derbi me Gjermaninë, Bruno Fernandes ka thënë se në Kampionatin Evropian nuk ka ndeshje të lehta dhe se Gjermania është një ekip që do të përpiqet të fitojë takimin.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira në Evropian, pavarësisht nga kundërshtari. Ne kemi parë disa surpriza, çdo lojë është e ndryshme. Ne e dimë fuqinë e lojtarëve individualë në Gjermani, por fokusi ynë është te kolektivi. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Pavarësisht fitores 3-0 ka gjithmonë gjëra për të korrigjuar, ne duhet ta bëjmë atë në çdo lojë“, tha fillimisht Bruno.

“Ajo që unë pres është një ekip që përpiqet të fitojë, ajo që unë pres nga ne është gjithashtu një ekip që përpiqet të fitojë. Më pas në lojë është e vështirë të parashikosh sepse një lojë ka shumë momente ku duhet të marrësh vendime. Ne duam të fitojmë, të kontrollojmë ndeshjen, të kemi topin dhe natyrisht të shënojmë gola. Ne e dimë se çfarë të presim nga Gjermania”, përfundoi mesfushori i Manchester Unitedit.

/GazetaBlic Sport/