Manchester United ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Arsenal.
‘Djajtë e Kuq‘ arritën fitore dramatike në shtëpi me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, i cili realizoi golin e parë në këtë duel për United, foli pas ndeshjes, ku tha se është shumë i lumtur me fitoren ndaj Arsenalit.
“Çdo fitore është e rëndësishme. Ka qenë e vështirë për ne. Sot morëm një fitore të madhe. Mund të jemi të kënaqur sepse mundëm Arsenalin. Ndeshja tjetër po vjen shpejt, kështu që ne duhet të jemi gati”, tha fillimisht Bruno Fernandes për Amazon.
Për Cristiano Ronaldon: “E pabesueshme. Ne të gjithë e dimë se ai po përmirësohet lojë pas loje, vit pas viti. Ai dëshiron të vazhdojë të jetë më i miri dhe kjo është ajo që bëri. Ai di të vetëmotivohet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


