Sporti

Bruno Fernandes e fiton çmimin e futbollistit të vitit tek Manchester United

05/23/2024 16:59
nga:Mergim Rreci

Bruno Fernandes fitoi çmimin për lojtarin e vitit tek Manchester United.

Tifozët zgjodhën Brunon si fitues të qartë, me 40 për qind të votave, ndërsa Diogo Dalot mori 20 për qind të votave; Kobbie Mainoo doli i treti, përpara Alejandro Garnacho, transmeton GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi portugez ka dhënë tetë asistime në ligë (12 në total) – dy herë më shumë se çdo bashkëlojtarë i tij.