Sporti

“Rumania do të paguajë një çmim të lartë”, reagimi i mediave hungareze pas vendimit të UEFA-s

11/20/2024 17:48
nga:Mergim Rreci

Mediat nga Hungaria dolën me një konkluzion pasi Rumania fitoi duelin me Kosovën në “tavolinë”.

Gazetarët nga Hungaria shkruan për vendimin e UEFA-s në favor të Rumanisë dhe theksuan koston e sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Rumune të Futbollit, në veçanti një dënim i madh erdhi për thirrjet pikërisht anti-Hungari.

Edhe pse Rumania doli fituese në rastin e incidenteve në ndeshjen me Kosovën, FRF u ndëshkua rëndë. Kjo Federatë ka marrë hiç më pak se 7 gjoba, në total 128 mijë euro. Madje, ndeshja e radhës e e saj si nikoqirë do të luhet me dyer të mbyllura.

Në vend të kësaj, Federata e Kosovës u dënua me vetëm 6 mijë euro gjobë. Botimi sportiv hungarez Nemzetisport komentoi vendimin e UEFA-s.

“Rumania mori tre pikët, por do të paguajë një çmim të lartë për indicdentin me Kosovën” , kanë shkruar gazetarët nga Hungaria.

/GazetaBlic Sport/