Lajme

Edi Rama takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa para Samitit BE-Ballkani Perëndimor

12/17/2025 12:12
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së.

Në nisje të agjendës së tij, Kryeministri Rama u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.