Sporti

Brozovic-Al Nassr, përfundon takimi i drejtuesve saudit me ata të Interit

06/26/2023 18:47
nga:Lorik J

Drejtori ekzekutiv i klubit saudit, Al Nassr u largua pak më parë nga selia e Nerazzurrëve. Progres në negociatat për transferimin e Marcelo Brozovic.

Vazhdojnë negociatat mes Interit dhe Al Nassr për transferimin e Marcelo Brozovic në Arabinë Saudite.

Në Milano, emisarët e klubit saudit, duke përfshirë edhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë arabe Ahmed Alghamdi, u larguan nga selia e klubit Nerazzurri pak çaste më parë.

Hipoteza e Barcelonës mbetet në plan të dytë për kroatin, i cili pavarësisht se marrëveshja mes dy klubeve po afron, ende nuk e ka zgjedhur destinacionin e radhës.

/GazetaBlic Sport