Sporti

Ronaldo e rrëzoi një tifoz në tribuna me goditjen e tij nga penalltia

10/29/2024 23:20
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka dështuar si rrallë herë në ekzekutimin e tij nga penalltia.

Sulmuesi portugez nuk realizoi nga pika e bardhë në ndeshjen e Kupës ndaj Al Tawoon, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo nuk e qëlloi fare portën, duke e gjuajtur topin në tribuna, andaj u eliminua me skuadrën e tij nga Kupa.

Topi i goditur nga Ronaldo e qëlloi një tifoz në tribuna, duke e rrëzuar atë.

Ja pamjet nga ky moment – VIDEO.