Armando Broja po kalon një super sezon në Premierligë me Southmaptonin dhe tashmë ka zgjuar interesimin e shumë ekipeve angleze.
Sulmuesi shqiptar po pëlqehet nga klubi i madh londinez, Arsenal, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari i Chelseat i huazuar tek Southampton mund të lëvizë nëpër Londër gjatë verës. Arsenali po përgatit një lëvizje në verë për Armando Broja, raporton football.london.
Broja, 20 vjeçar ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat këtë sezon.
Topçinjtë kanë nevojë për përforcime në sulm me Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah që mund të largohen në verë kur skadojnë kontratat e tyre.
/GazetaBlic Sport


