Armando Broja pësoi atë që duket të jetë një dëmtim i rëndë në humbjen 1-0 të Chelsea ndaj Aston Villa në një miqësore të mes-sezonit të dielën.
Broja ishte duke vrapuar për të bërë presion mbi Konsën, i cili u tërhoq në kuadratin e tij në posedim të topit. Reprezentuesi shqiptar tentoi t’i rrëmbejë topin mbrojtësit, por ajo që ndodhi më pas ishte shqetësuese, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërsa e bëri këtë, Broja u rrëzua menjëherë përtokë, duke lëshuar një britmë të madhe.
Përgjatë gjithë kësaj ishin klithmat tepër të tmerrshme të Brojës.
Shikoni videon më poshtë:
Armando Broja’s injury and the screams after it… ?
Wishing him a quick recovery ?pic.twitter.com/8s7ekXXQhe
— SPORTbible (@sportbible) December 12, 2022
/GazetaBlic Sport/


