Është e pashpjegueshme se çfarë po ndodh me sulmuesin e Shqipërisë Armando Broja te Burnley.
Në sfidën e javës së kaluar kundër Bournemouth, trajneri Scott Parker u “justifikua” se shqiptari se u la jashtë ekipit për shkak të problemeve fizike.
Në ndeshjen ku Burnley u eliminua nga Mansfield nga Kupa e Anglisë, Broja sërish nuk ishte asgjëkundi, madje as në stolin e rezervave.
Edhe pse nuk është e pohuar publikisht nga asnjë palë, e kuptueshme se mes Armando Brojës dhe trajnerit Parker ka “krisje”, e cila mund të çojë edhe në largimin e sulmuesit të Shqipërisë në merkaton e verës, gjithmonë nëse “timonieri” anglez vijon te mbetet, pasi Burnley ndodhet në pozitë të vështirë përsa i takon renditjes në Premier League, vendi i parafundit me 18 pikë.


