Sporti

Broja kthehet nga lëndimi, aktivizohet tek Evertoni U21

11/25/2024 22:22
nga:Lorik J

Armando Broja i pafat. Sapo u rikthye nga dëmtimi dhe u hodh në aksion me Everton U21, Broja nuk ia doli që të bënte paraqitjen që dëshironte, duke u mposhtur përballë Watford U21 në transfertë.

Sfida e vlefshme për Premier League Cup përfundoi 1-0 në favor të Watford. Armando Broja e nisi titullar këtë sfidë, por nuk ia doli që të bënte protagonistin dhe të linte shenjë pasi qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para.

Megjithatë, provën e vërtetë shqiptari pritet ta ketë javën e ardhshme ku pritet të ketë më shumë minuta me U21 para se ti bashkohet ekipit A.

22-vjeçari me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e ekipit të parë të Everton as në sfidën përballë Manchester United, pasi ende nuk ka kapur formën e tij optimale.