Sporti

Broja jep asist, Fulham bie në transfertën ndaj Wolves

03/09/2024 18:17
nga:E K

Armando Broja asiston, por Fulhami nuk arrin të shmangë humbjen 2-1 në transfertën ndaj Wolverhampton. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua në minutën e 80’ të ndeshjes, kur rezultati ishte 2-0 për “Ujqërit” dhe e nisi menjëherë vrullshëm, me një shpërthim karakteristik, që zgjoi entuziazmin e Fulham.

Nga ai moment, londinezët krijuan disa mundësi për të rihapur ndeshjen, por hasën në një formë të shkëlqyer të portierit portugez Jose Sa, i cili bëri disa pritje mjaft të bukura.

Goli i vetëm i Fulham u shënua në minutën e fundit shtesë, teksa Broja ktheu topin drejt portës, aty ku Iwobi goditi shpejt për ta dërguar në rrjetë.

Rreth 20 minuta në fushë për sulmuesin shqiptar, të cilat mund t’i shërbejnë si një dozë morali për pjesën e mbetur të sezonit, teksa në 10 ndeshjet e ardhshme, do të duhet të tregojë cilësitë e tij, për të fituar edhe një biletë për në Europianin e Gjermanisë.