Euro2024

Broja dhe Daku nisin pushimet në Shqipëri

07/01/2024 20:32
nga:E K

Shqipëria mbylli rrugëtimin në Euro 2024, teksa u eleminua që në fazën e grupeve. Pas zhvillimit të 3 ndeshjeve, disa lojtarët e kombëtares janë kthyer në vendin tonë.

Siç shihet në foto, Mirlind Daku dhe Armando Broja po kalojnë pushimet në Vlorë. Të dy sulmuesit kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin, diçka që është vënë re gjatë gjithë kësaj kohe.

Sa i takon të ardhmes, Daku mund të largohet nga rusët e Rubin Kazan, ndërsa në krahun tjetër, Broja me gjasë do të lërë Chelsean, për të kaluar në një skuadër ku do mund të luajë më shumë.