Sporti

Broja blen veturë në vlerë prej 250 mijë eurove

11/28/2025 13:56
nga:Mergim Rreci

Armando Broja nuk po kalon ditët më të mira të tijat në fushën e lojës. Kjo për shkak të mungesës së golit me Shqipërinë dhe minutave të pakta me ekipin e Burnley në Premier League.

Megjithatë, jashtë fushës së blertë, sulmuesi 24-vjeçar nuk kursehet për t’i bërë qejfin vetes. Së fundmi, ai është parë në një foto të publikuar në rrjetet sociale me një makinë luksoze “Lamborghini Urus S”.

Vlera e këtij mjeti është përafërsisht 250 mijë euro. Dhe siç duket qartë, ngushëllimin për performancën jo të mirë që po zhvillon në fushë, Broja e ka gjetur tek makina e re.