Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, i bëri kërkesë bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojnë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi situata po del jashtë kontrolli dhe jemi buzë kaosi sipas saj.
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO’s dhe KFOR, që menjëherë të reagojnë e të ndalojnë Albin Kurtin. Situtata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit kur duhet reagim i pashmangshëm për të ndaluar kjo politikë e çmendur që po bën Prishtina. Kjo sjellje ka tejkaluar çdo kufi dhe po na sjell buzë kaosit” ka reaguar vet me dramë vet kryeministrja serbe.
Vlerësim të njejtë për aksionin e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pati edhe Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic, i cili fajësoi po ashtu kryeministrin kosovar Kurti drejtpërdrejtë, si provokim i tij i radhës.
Ai shtoi se ka njoftuar edhe të dërguarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Aksioni i policisë së Kosovës ka nisur sot sipas njoftimit si bastisje për të siguruar prova të kontrabandës së mallrave.
Bllokohet me kamionë rruga në afërsi të shkollës teknikë në Mitrovicë të Veriut


