Showtime

Britney Spears sërish probleme me rrjetet sociale, ky është veprimi që ka marrë së fundmi

03/18/2022 13:21
nga:Genita C

Këngëtarja dhe tekst shkruesja amerikane, Britney Spears, duket se ka fshirë një nga llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Ylli muzikës pop është larguar nga Instagrami, pa ndonjë paralajmërim për ndjekësit.

Në muajt e fundit, 40-vjeçarja ka përdorur shumë këtë platformë për të rrëfyer detaje mbi kujdestarinë, familjen dhe raportet që mban aktualisht me prindërit dhe motrën.

Ndërkohë, biondja në shtator njoftoi se do të bënte një pauzë nga rrjetet sociale për të shijuar fejesën me partnerin e saj, Sam Asghari.

Përveç se u fejua dhe u lirua nga kujdestaria, ajo ka bërë një marrëveshje për një libër në vlerë 15 milionë dollarë.

Në këtë libër do të rrëfej gjithçka rreth jetës personale dhe përjetimeve gjatë kohës që babai i saj, Jamie, shërbente si kujdestar ligjor.