Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar një vlerësim të luftës në Ukrainë, duke thënë se ky shtet ka arritur të rimarrë disa qyteza dhe pozicione mbrojtëse në lindje të kryeqytetit, Kiev.
Sipas Ministrisë, Ukraina ka pasur sukses edhe në zmbrapsjen e forcave ruse nga një territor që ato e kishin pushtuar në veriperëndim të Kievit.


