Lajme

Britania: Rusia duhet të kuptojë se bota është gjithnjë e më e vendosur për të ndihmuar Ukrainën

01/26/2023 09:08
nga:Astrit Gashi

Autoritetet ruse duhet të kuptojnë se komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i vendosur për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë pushtimit të tyre të paligjshëm, tha ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace në një mesazh në Twitter.

“Është koha që Rusia të kuptojë se komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i vendosur për të ndihmuar Ukrainën që t’i rezistojë pushtimit të tyre barbar dhe ilegal”, tha ai.

Wallace mirëpriti gjithashtu vendimin e Gjermanisë për t’iu bashkuar Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Polonisë në dërgimin e tankeve në Ukrainë.

Vendimi për t’i dhënë Ukrainës tanke të prodhimit gjerman u miratua në një mbledhje të qeverisë gjermane më 25 janar.