Lajme

Britania: Rezistenca e Mariupolit po pengon përparimin rus në Ukrainë

04/18/2022 12:43
nga:Astrit Gashi

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se rrethimi i vazhdueshëm i qytetit-port të Mariupolit, në juglindje të Ukrainës, po i pengon dhe ngadalëson forcat ruse në përparimin e tyre, përpara një ofensive të madhe të planifikuar në Ukrainën lindore.

“Rezistenca ukrainase ka testuar ashpër forcat ruse dhe ka devijuar forcat dhe materialet, duke ngadalësuar përparimin e Rusisë gjetkë”, tha Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e rregullt lidhur me luftën në Ukrainë.

Britania tha sot e “komandantët rusë do të shqetësohen për kohën që do t’iu duhet për të marrë” qytetin, ku ushtarët ukrainas ende po rezistojnë pavarësisht sulmeve intensive ruse.

Qyteti i Mariupolit përballur me sulme ruse për javë të tëra, që kanë shkaktuar numër “të konsiderueshëm” të viktimave dhe dëmeve në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë akuzoi Rusinë se po përdor taktika të ngjashme të luftës gjithëpërfshirëse në zonat civile, siç kishte bërë në Çeçeni dhe Siri, pavarësisht se Moska kur nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, tha se “Rusia nuk do të godiste qytete dhe as nuk do të kërcënonte popullatën ukrainase”.