Lajme

Britania kërkon ulje tensionesh: Irani dhe Izraeli të tregojnë përmbajtje

06/08/2026 08:18
nga:G B

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, ka deklaruar se rikthimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit nuk është në interes të asnjërës palë.

Në një postim në rrjetin social X, Cooper tha se të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të ulin menjëherë tensionet.

“Rikthimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit nuk është në interes të askujt. Të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të de-eskalojnë menjëherë,” ka shkruar ajo.

Ajo shtoi gjithashtu se negociatat duhet të vazhdojnë për të arritur një zgjidhje afatgjatë që garanton paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe rikthimin e plotë të tregtisë globale.