Lajme

Britania kërkon t’i lirohen shtetasit e dënuar me vdekje nga autoritetet pro-ruse në rajonet separatiste në Ukrainë

06/10/2022 22:18
nga:Astrit Gashi

Sekretari britanik Mbrojtjes, Ben Wallace tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainës nuk do të ndalet.

Ai nuk bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Nuk u raportua nëse arsyeja e vërtetë e kësaj vizite ishte arrestimi dhe dënimi me pushkatim i dy britanikëve nga ana e të ashtuquajturës gjykata e republikës popullore të Donjeck.

Për këtë rast foli zëshëm sekretarja e Jashtme, Liz Truss, që tha se shteti i saj do të bëjë çmos t’i lirojë dy qytetarët e vetë.

Për këtë punë, ajo foli me homologun ukrainas, Dimitri Kuleba, pasi tha se i vetmi autoritet legjitim me të cilin Londra komunikon në Ukrainë është qeveria e këtij shteti, e jo institucionet e atyre që e quajnë veten republika të pavarura në Donbas.

Dy britanikë dhe një maroken u dënuan me pushkatim. Ata u kapën derisa po luftonin me ushtrinë ukrainase.

Të tre të ndëshkuarit i quajti terroristë edhe minsitri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili shtoi se Rusia nuk përzihet në vendimet e autoriteteve të Donbas.