Sot Britania e Madhe do të mësojë emrin e ri të kryeministrit të ri, pas dorëheqjes së Boris Johnson.
Në garë janë Liz Truss dhe Rishi Sunak, e cila është edhe Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, e cila nuk dha dorëheqje gjatë rebelimit të kabinetit qeveritar që rrëzoi Johnsonin.
Ndërsa ish-kancelari i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, së fundmi u vu në qendër të vëmendjes për sa i përket çështjes së taksave, teksa u rikthye në vëmendje edhe me gjobat gjatë pandemisë për thyerjen e rregullave.
Sipas rregullave të Partisë Konservatore, anëtarët e partisë konservatore zgjodhën se cili nga dy pretendentët e fundit do të merrte kurorën.


