“Lufta e Rusisë ka qenë e kushtueshme dhe strategjikisht e dëmshme”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Festa e sotme kombëtare në Ukrainë përkon edhe me gjashtëmujorin e pushtimit rus më 24 shkurt.
Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, ka reflektuar mbi konfliktin dhe ku qëndrojnë forcat ruse tani.
Ministri i brendshëm ka thënë se Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar të forcojë ndikimin e Rusisë në Ukrainë që nga viti 2014, por pasi pushtoi gjashtë muaj më parë Moska e kuptoi se kishte nevojë për më shumë “objektiva modeste” pasi qëllimi i saj për “përmbysjen e qeverisë dhe pushtimin e pjesës më të madhe të vendit” kishte dështuar.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ofensiva ruse në rajonin lindor të Donbasit “po bën përparim minimal” me një “kundërsulm të madh ukrainas” të parashikuar.
Ministria thotë se Rusia po vuan nga mungesa e municioneve, automjeteve dhe personelit, me moralin “të dobët” mes shumë trupave dhe ushtrinë “të degraduar ndjeshëm”.
“Fuqia e saj diplomatike është zvogëluar dhe perspektiva e saj ekonomike afatgjatë është e zymtë. Pas gjashtë muajsh, lufta e Rusisë është dëshmuar si e kushtueshme dhe strategjikisht e dëmshme,” shton Ministria e Mbrojtjes.


