Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar disa shitje armësh për Izraelin, duke thënë se ekziston një “rrezik i qartë” që pajisjet mund të përdoren për të kryer shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
Sekretari i Jashtëm, David Lammy, tha se Mbretëria e Bashkuar do të pezullojë 30 nga 350 licenca për eksportin e armëve drejt Izraelit.
Pajisjet e prekura përfshijnë pjesë për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, ka raportuar BBC.
Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe se kjo nuk përbën një embargo armësh.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, shkroi në X se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga ky veprim, ndërsa Ministri i Jashtëm, Israel Katz, tha se kjo dërgon një “mesazh shumë problematik” për Hamasin dhe Iranin.
Katz shtoi se Izraeli vepron sipas së drejtës ndërkombëtare.
Qeveritë perëndimore kanë qenë nën presion në rritje për të ndaluar shitjet e armëve drejt Izraelit për shkak të mënyrës se si po e zhvillon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës


