Lajme

Britania e Madhe e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë

02/17/2025 07:55
nga:G B

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se është i gatshëm të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme – përpara një samiti urgjent që do të mbahet sot nga liderët evropianë.

Kryeministri kishte shkruar një artikull në “Daily Telegraph” të dielën në të cilin tha se ishte i gatshëm të vendoste “trupat tona në terren nëse është e nevojshme”, duke shtuar “çdo rol në ndihmën për të garantuar sigurinë e Ukrainës po ndihmon për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë dhe sigurinë e këtij vendi”, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësit nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Italia, Spanja dhe Danimarka thuhet se do të marrin pjesë në samitin në Paris më vonë sot – ku priten të jenë të pranishëm edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.