Lajme

Britania do t’i bëjë të jashtëligjshëm qentë “American Bulldog XL”

09/17/2023 07:44
nga:G B

Qentë American bulldog XL do të bëhen të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit, ka njoftuar kryeministri i vendit, Rishi Sunak.

Kjo vjen pasi një burrë në Angli vdiq pas asaj që Sunak e përshkroi si një tjetër sulm nga ky lloj i qenit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Sunak ka kërkuar përcaktimin ligjor për racën e këtij qeni pas sulmeve të fundit, në mënyrë që të mund të ndalohet sipas Aktit të Qenve të Rrezikshëm, i cili zbatohet në Angli, Uells dhe Skoci.